- 12 Dec 2024
Kryetari, Përparim Rama, ishte pjesë e shpërndarjes së bursave. Falë zemërgjerësisë së zotit Jim Xhema, 14 studentë të jashtëzakonshëm morën bursa që do të jenë udhërrëfyes për ëndrrat dhe suksesin e tyre në Universitetin për Biznes dhe Teknologji. Kjo dhuratë prej 500,000 dollarësh është shumë më tepër se ndihmë financiare – është një akt besimi dhe dashurie për rininë dhe të ardhmen e Kosovës. Jim Xhema kujton se kur dija dhe përkushtimi mbështeten me zemër, çdo ëndërr bëhet e mundur. Studentët që u përzgjodhën sot kanë tani një përgjegjësi të madhe: ta shndërrojnë këtë mbështetje në ndryshim të vërtetë, për veten, për vendin dhe përtej.