Shënohet 10-vjetori i njohjes së Komitetit Olimpik të Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar

- 09 Dec 2024

Bashkë me komunitetin sportiv, Kryetari i Kryeqytetit shënoi 10-vjetorin e njohjes së Komitetit Olimpik të Kosovës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar — një moment historik që vulosi rrugëtimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kryeqyteti tashmë po përgatitet për një tjetër moment të madh: organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ky do të jetë një hap i jashtëzakonshëm që do të vendosë Kosovën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe do të inspirojë brezat e ardhshëm të sportistëve tanë.