Takimi me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier

- 13 Dec 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Me rastin e përfundimit të misionit të tij, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj vendit, Kryetari i dorëzoi ambasadorit çelësin e qytetit.

Ambasadori Hovenier vlerësohet si një mik i çmuar dhe një zë i fuqishëm në mbështetje të përparimit të Kosovës. Kryeqyteti do ta kujtojë gjithmonë rolin e tij në forcimin e lidhjeve mes popullit të Kosovës dhe aleatit më të madh të saj – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Përparim Rama falënderoi ambasadorin Hovenier për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe Prishtinën, duke theksuar se dyert e Kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për të.