- 14 Dec 2024
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Donjeta Dragushën, Drejtoreshën për Bujqësi, mirëpritën në Odën e Kryeqytetit Marjana Koçekun, një grua që ka shndërruar një zonë të thellë malore të Shqipërisë në një destinacion të kërkuar për vizitorët vendas dhe të huaj.
Puna e saj ka dhënë vlerë të veçantë pasurive që ofrojnë toka, uji dhe mali, duke promovuar bukuritë natyrore dhe traditat shqiptare të mikpritjes. Përmes përpjekjeve të saj, ajo ka ruajtur dhe forcuar identitetin kulturor të Malësisë, duke e bërë atë një model të agroturizmit të suksesshëm.
Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e shkëmbimit të përvojave në agroturizëm, një fushë me potencial të madh edhe në Kosovë. Ky është një shembull i shkëlqyer i kombinimit të përpjekjeve individuale dhe mbështetjes institucionale për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe kulturor.
Kryetari Përparim Rama dhe Drejtoresha Donjeta Dragusha shprehën mirënjohjen e tyre për punën e palodhur të Marjana Koçekut dhe angazhimin e saj në promovimin e vlerave kombëtare dhe natyrore.