Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me respektin më të thellë, dekoroi sot me Çelësin e Kryeqytetit. z. Ali Ahmeti

- 17 Dec 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me respektin më të thellë, dekoroi sot me Çelësin e Kryeqytetit të Kosovësveprimtarin e shquar të çështjes shqiptare, një nga kontribuesit kryesorë në celulat e para të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai vlerësoi veprimtarinë e pandalur të z. Ali Ahmeti për çështjen shqiptare në mërgim, rolin e tij si themelues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe si udhëheqës politik unifikues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Z. Ahmeti ishte shtytës dhe faktor kyç në njohjen e të drejtës për përdorimin e flamurit shqiptar dhe gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Kontributi i tij për çështjen shqiptare nuk u ndal asnjëherë, as në kohë ekzili. Ai tregoi guxim, maturi dhe vizion jo vetëm gjatë luftës, por edhe në periudhën e paqes dhe të shtetndërtimit. Sot, z. Ali Ahmeti mbetet një nga personalitetet më meritore për njohjen e çështjes shqiptare dhe një figurë e respektuar, sidomos nga qytetarët e Prishtinës, të cilët nëpërmjet kësaj dekorate nderojnë veprën dhe trashëgiminë e tij.