Njoftim

- 03 Jun 2015

Nesër, e enjte 4 qershor, me fillim në ora 12:00, Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në bashkëpunim me CHwB organizon punëtorinë mbi identifikimin e problemeve kryesore në Planin Rregullues Urban (PRRU) “Mati 1”.
Punëtoria do të mbahet në hapësirat e shkollës fillore “Pavarësia”. Ftojmë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë diskutim publik.

Bashkëngjitur e gjeni ftesën dhe agjendën dhe temat që do të diskutohen në këtë punëtori.