Njoftim: Aktivitetet për Ndërgjegjësimin mbi Shëndetin e Veshkave më 13 Mars

- 10 Mar 2025

Të dashur qytetarë,


Duke marrë parasysh rëndësinë e ndërgjegjësimit për sëmundjet e veshkave, Kryeqyteti dhe Shoqata e Nefrologëve më datë 13 mars, organizojnë aktivitetet në vijim:
1. Vendosja e materialeve ndërgjegjësuese në stacionet/pritoret e autobuseve urban.
2. Qarkullimi i një autobusi lokal të linjës “4”, i brenduar për të shënuar këtë ditë.


Në Sheshin Skënderbeu, nga ora 09:00 - 12:00, do të vendoset një “tendë” ku Shoqata e Nefrologëve do të organizojë një fushatë 3-4 orëshe me matje të parametrave (sheqer dhe TA) dhe do të zhvillohen anketa të digitalizuara dhe manuale me qytetarët e pranishëm!
1. Konferencë shkencore nga ora 12:30 – 15:00, me ligjërata nga profesorët e ftuar nga Turqia.


Qëllimi i aktiviteteve është të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e shëndetit të veshkave dhe të ofrohen mundësi për qytetarët për të bërë matje të shëndetit të tyre.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin informacione dhe shërbime falas për shëndetin e tyre.