- 11 Apr 2025
Të nderuar bashkëqytetare,
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës do të filloj Rindërtimin e Kadastrit në zonat kadastrale, Prishtinë 1 – Vranjecv, Prishtinë 2 – Dragodan, Prishtinë 3 - Tasligje, Vranidoll, Mramor, dhe Grashticë.
Qëllimi i projektit është harmonizimi i gjendjes faktike në terren me të dhënat në Kadastër.
Përfitimet kryesore nga ky projekt janë:
- Zyrtarizimi i të drejtave pronësore jo kontestimore mbi pronat e paluajtshme, për rastet e trashëgimive,
- Zyrtarizimi i shitblerjeve të kryera përmes marrëveshjes jo formale/gojore,
- Realizimi i matjeve gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për proces të legalizimit.
Faza e parë e këtij projekti është takimi informues me banorët e zonës ku do të njoftoheni për:
- Planin e rindërtimit, dinamikën e realizimit dhe rëndësinë e tij,
- Obligimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Zyrës Kadastrale Komunale dhe Komunës,
- Obligimet e Operatorit Ekonomik në zbatimin e planit të rindërtimit, dhe
- Të drejtat dhe obligimet e banorëve të Zonës Kadastrale në procesin e rindërtimit.
Të gjitha punët dhe aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të kryhen PA PAGESË.