Njoftim për Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve

- 02 May 2025

Të dashur qytetarë,


Ju njoftojmë se të dielën, më 4 Maj, do të shënohet “Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”.

Me këtë rast, nga ora 9:00 deri në 14:00, zjarrfikësit do të jenë të pranishëm në sheshin “Zahir Pajaziti” me pajisjet e tyre të punës, për të prezantuar nga afër me aktivitetet dhe pajisjet që përdorin në misionin e tyre të përditshëm.

Le të shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj zjarrfikësve, heronjve të Kryeqytetit, që me guxim dhe përkushtim, rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët tona.

Ju mirëpresim.