Vazhdon lirimi i hapësirave publike nga Inspektorati i Kryeqytetit

- 06 May 2025

Hapësirat publike janë për qytetarë dhe shëndeti i tyre është prioritet!

Për shkak se nuk përmbushnin standardet higjieno-sanitare të kërkuara me ligj dhe pengonin qarkullimin e këmbësorëve, Inspektorati i Kryeqytetit ka hequr disa prej frigoriferëve të vendosur jashtë kioskave në mënyrë të paligjshme.

Ky aksion vjen në kuadër të angazhimit tonë për të garantuar hapësira publike të lira, të sigurta dhe me standarde për të gjithë qytetarët.

Qytetari është prioritet i yni!