Njoftim

- 04 Jun 2015

Sot, e enjte 4 qershor
 

- Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në bashkëpunim me CHwB organizon punëtorinë mbi identifikimin e problemeve kryesore në Planin Rregullues Urban (PRRU) “Mati 1”.
Vendi:  Shkolla fillore “Pavarësia”
Ora: 12:00
 
- Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Pikë e rendit të ditës për këtë mbledhje do të jetë “Propozimvendimi për buxhetin e vitit 2015”.
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Ora: 14:00
 
- Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë ceremoninë e shpalljes së fituesve që morën pjesë në konkursin “Përralla më e mirë për Prishtinën”.
Vendi: Amfiteatri i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” – dega “Përkujtimore”
Ora: 18:00
 
- Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe drejtorët Liburn Aliu dhe Ardian Gashi mbajnë diskutim publik me banorët e lagjes Ulpiana.
Vendi: Shkolla “Hasan Prishtina”
Ora: 18:00