Rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

- 09 Sep 2025

Në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për rregullimin e parkingjeve në Kryeqytet.


Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare.

Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Prishtina, qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.