Njoftim - Takim për shqyrtimin e ndryshimeve në qarkullimin e rrugës “Muharrem Fejza”

- 09 Sep 2025

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se ora e takimit për shqyrtimin e ndryshimeve në qarkullimin e rrugës “Muharrem Fejza” është ndryshuar:

Data: E enjte, 11 shtator 2025
Ora e re: 17:30
Vendi: Shkolla “Pavarësia”
Ky takim ofron mundësinë për diskutim dhe dhënien e opinionit tuaj lidhur me qarkullimin në këtë rrugë dhe çështje të tjera të komunitetit.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për vendime që reflektojnë nevojat dhe interesat e komunitetit lokal.

Ju lutemi mos merrni parasysh orarin e mëparshëm (10:00).