- 12 Sep 2025
Bazuar në Rregulloren për Ndarjen e Subvencioneve nga Komuna e Prishtinës nr. 01-011/01-79067/25, të datës 4.6.2025, neni 7 (paragrafët 2.1 dhe 2.2) parashihet që pjesë e çdo Komisioni vlerësues për vlerësimin e kërkesave të veçanta për ndarjen e subvencioneve nga Kryetari i Kryeqytetit, duhet të jenë: ekspertë të jashtëm nga shoqëria civile, duke përfshirë përfaqësues të OJQ-ve.
Për këtë qëllim, Drejtoria e Mirëqenies Sociale (DMS) fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë: Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave individuale, në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, për individët, familjet dhe grupet e cenueshme dhe në nevojë.
Të gjithë kandidatët të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile me përparësi nga OJQ-të që merren me fushën e shërbimeve sociale apo fusha të ngjashme, u mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësinë:
- anëtarë ekspertë të jashtëm, katër (4) përfaqësues nga shoqëria civile (anëtarë të rregullt);
- anëtarë ekspertë të jashtëm, dy (2) përfaqësues nga shoqëria civile (anëtarë zëvendësues).
Kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:
- Letërmotivimi;
- CV të përditësuar;
- Kualifikimi.
Aplikimi është nga data 15.9.2025 deri më 23.9.2025.
Aplikimin mund ta bëni duke dorëzuar një kopje fizike të dokumentacionit të kërkuar në:
Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Mirëqenies Sociale, rr. UCK, nr. 2, 10000, Prishtinë, Qendra për shërbime me qytetarë, kati I, sporteli nr.3.
DMS-ja do të vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj ftese publike, do të jenë pjesë e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave individuale, në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, për individët, familjet dhe grupet e cenueshme dhe në nevojë.