- 23 Feb 2026
Strehimorja e Ulpianës, dikur e fshehur dhe e mbyllur, sot është rihapur si një hapësirë e gjallë artistike. Përmes riaktivizimit të saj si vend arti dhe kulture, ajo mishëron një transformim të thellë nga një strehë e frikës dhe luftës në një hapësirë të hapur për imagjinatën krijuese dhe dialogun bashkëkohor. E ndërtuar në vitin 1984 si strehimore e periudhës së Luftës së Ftohtë, bunkerat ULPIANA ART CENTER përfaqësojnë një nga pikat e rralla historike dhe arkitekturore të Kryeqytetit. Ftojmë të gjithë artistët që dëshirojnë ta shfrytëzojnë kreativisht këtë hapësirë me histori, duke e kthyer atë në një vend inspirimi dhe ekspozimi. Hapësira është e ndarë në dy pjesë, pjesa e rezidencës si ambient pune dhe qëndrimi për artistë si dhe galeria.
THIRRJE PËR APLIKIME – ULPIANA ART CENTER 2026
Ulpiana Art Centre hap thirrjen për aplikime për programin e saj të rezidencës artistike për vitin 2026.
Ky program ofron një hapësirë të qetë dhe frymëzuese për artistë vendas dhe ndërkombëtarë që duan të zhvillojnë projekte krijuese, kërkim artistik apo bashkëpunime ndërdisiplinore.
Qendra përbëhet nga dy hapësira (hyrje)
- Ulpiana Art Residence - Ambient pune dhe qëndrimi për artistë
- Ulpiana Art Gallery - Galeri ekspozimi e veprave.
- Afati i fundit për aplikim: 08.03.2026
- Lokacioni: Bunkerët në Ulpianë - https://maps.app.goo.gl/jRy1NCyGABSNPqJ77?g_st=iw
Çfarë kërkohet për aplikim:
Letër motivuese
Propozim projekti (1–2 faqe)
CV / Resume
Portofol / Shembuj pune
Kush mund të aplikojë:
Artistë vizualë, performues, film, digjitalë dhe ndërdisiplinorë - individualisht ose në bashkëpunim.
Apliko këtu: Drejtoria e Kulturës - kultura.pr@rks-gov.net
Thirrje për aplikim nga artistët - ULPIANA ART CENTER