Thirrje për aplikim për gjashtë përfaqësues të shoqërisë civile si pjesëmarrës i procesit të vlerësimit të grantëve dhe subvencioneve për vitin 2026

- 23 Feb 2026

Komuna e Prishtinës-Drejtoria e Bujqësisë,  me qëllim të rritjes së transparencës dhe duke u bazuar në Rregulloren për ndarjen e subvencioneve në Komunën e Prishtinës hap Thirrje për gjashtë përfaqësues të shoqërisë civile si  pjesëmarrës i procesit të vlerësimit të garantëve dhe subvencioneve për vitin 2026 .

Për të përzgjedhur përfaqësuesin e shoqërisë civile në cilësinë e anëtarit të Komisionit, me qëllim të vlerësimit të procesit për dhënie të garantëve dhe subvencioneve, ftohen OSHC-të aktive në lëmin e bujqësisë në Kosovë për të nominuar përfaqësuesit e tyre. Ftesa është e hapur për të gjitha OSHC-të nga lëmia e bujqësisë  të regjistruara dhe rrjetet e OSHC-ve në Kosovë, pavarësisht anëtarësimit në Platformën CiviKos.

 

KRITERET PËR ORGANIZATAT QË NOMINOJNË KANDIDATËT

Të drejtën për të nominuar kandidatë kanë të gjitha OShC-të që:

-          Janë të regjistruara sipas Ligjit për Liri të Asocimit në Kosovë;

-          Ekzistojnë të paktën gjatë 3 viteve të fundit dhe punojnë në fushën e bujqësisë, ekonomisë dhe medias.

Për t’u nominuar nga një OShC, 6 (gjashtë) kandidatët (prej tyre 2 rezervë) duhet të plotësojnë kriteret në vijim:

  • Të jetë i/e angazhuar  në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë;
  • Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
  • Të ketë kualifikim në fushën e bujqësisë, nivelet (BA/MSC);
  • Të ketë përvojë pune në shoqëri civile, minimumi 6 muaj;
  • Mos të ketë  qenë i angazhuar në 5 vitet e fundit në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës dhe institucionet tjera relevante;
  • Angazhimi do të jetë në baza vullnetare, për punën e bërë nuk do të kompensohen;
  • Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e komisionit për vlerësimin e aplikacioneve;
  • Kandidatët e përzgjedhur obligohen që nga momenti i emrimit nga Kryetari i Komunës të jenë aktiv gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së përfituesve;
  • Mos pjesëmarrja në procesin e shqyrtimit administrativ të aplikacioneve dhe zhvillimin e vizitave në terren me qëllim të verifikimit të gjendjes faktike pa ndonjë arsye nënkupton mos zbatim të përgjegjësive të marra.

 

Procedurat e nominimit

Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë thirrje, ftohen që të nominojnë kandidatët e tyre përmes dorëzimit të dokumentacionit përkatës.

Nominimet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën zyrtare:
 info@civikos.net, të administruar nga Platforma CiviKos.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Organizatat nominuese duhet të dorëzojnë:

  • Një përshkrim të shkurtër të portofolios dhe përvojës së organizatës në fushën përkatëse;
  • CV-në e personit të nominuar;
  • Certifikatën e regjistrimit të organizatës.

Procesi i përzgjedhjes

  • Në rast se numri i kandidatëve që i plotësojnë kriteret tejkalon numrin e vendeve të parashikuara, do të zhvillohet një proces votimi.
  • Procesi i votimit do të administrohet nga Sekretariati i Platformës CiviKos.
  • Nominimet do të shqyrtohen nga një komision i përbashkët i përbërë nga përfaqësues të CiviKos dhe të Prishtina.
  • Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen zyrtarisht përmes email-it.

Nominimi mbetet i hapur nga data 24.02.2026 deri me datën 02.03.2026

 

 Thirrje për aplikim