- 04 May 2026
Të dashur qytetar,
Kryeqyteti njofton të gjithë tatimpaguesit se, sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë, sot më 04.05.2026 është ndërprerë përkohësisht Sistemi i Tatimit në Pronë, për shkak të disa rregullimeve teknike që janë duke u realizuar.
Për këtë arsye, mund të ketë ndërprerje të përkohshme në ofrimin e shërbimeve deri në përfundimin e procesi të rregullimit të sistemit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
