Njoftim për qytetarë

- 06 May 2026

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën lidhëse te Rr. Vicianum”, “rruga mbi hekurudhë “do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti.

Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve.

Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim.