- 05 Jun 2026
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se nesër, më 06.06.2026, nga ora 08:00 deri në ora 16:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani”, për shkak të zhvillimit të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik.
Punimet po realizohen nga operatori ekonomik i angazhuar dhe janë pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së ndriçimit publik në Kryeqytet.
Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.