- 23 Jul 2026
Për shkak të punimeve në segmentin e rrugës "Ilir Konushevci", nga kryqëzimi me semaforë në rrugën "Lidhja e Prizrenit" deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën "Vëllezërit Fazliu", janë vendosur devijime të përkohshme në itineraret e disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban.
Linjat e përfshira:
3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25.
Në slajdet e bashkëngjitura gjeni itineraret e përkohshme për secilën linjë.
Devijimet do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e punimeve dhe rihapjen për qarkullim të segmentit të lartpërmendur.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!








