- 13 Oct 2026
Drejtoria e Arismit , në bazë të rregullores 01-011/01-79067/25 të datës 4.6.2025, për ndarjen e subvencioneve nga komuna e Prishtinës, si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2027 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të hapë
THIRRJE PUBLIKE
për organizatat joqeveritare dhe personat fizikë/profesionistët individualë për mbështetjen dhe realizimin e aktiviteteve në kuadër të programit të mësimit tërëditor
Qëllimi i thirrjes
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës fton organizatat joqeveritare të regjistruara,personat fizikë/profesionistët individualë të regjistruar në Republikën e Kosovës, të cilat kanë përvojë dhe kapacitete profesionale në fushën e arsimit, teknologjisë, sportit, artit, kulturës, zhvillimit të fëmijëve apo fushave të tjera të ndërlidhura, të aplikojnë me projekte për realizimin e aktiviteteve edukative dhe zhvillimore në kuadër të zbatimit të procesit të mësimit tërëditor në institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është mbështetja e institucioneve edukativo-arsimore ku është duke u zbatuar procesi i mësimit tërëditor me aktivitete cilësore, të strukturuara dhe atraktive të cilat plotësojnë procesin e rregullt mësimor dhe kontribuojnë në zhvillimin edukativ, social, emocional, kreativ dhe fizik të nxënësve.
Fushat prioritare
OJQ-të, personat fizikë/profesionistët individualë mund të aplikojnë me projekte që përfshijnë një ose më shumë nga fushat prioritare në vijim:
a) Teknologji dhe kompetenca digjitale
- kodim dhe programim për fëmijë;
- robotikë edukative;
- shkathtësi digjitale dhe përdorim kreativ i teknologjisë;
- aktivitete edukative në fushën e STEM-it dhe inovacionit, të përshtatura sipas moshës dhe nivelit të nxënësve të klasave 1–5.
b) Sport dhe mirëqenie fizike
- aktivitete sportive dhe rekreative;
- programe të notit;
- sporte ekipore dhe individuale;
- aktivitete për zhvillimin motorik, shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve.
c) Art, kulturë dhe kreativitet
- art figurativ dhe punëtori kreative;
- muzikë dhe aktivitete instrumentale;
- teatër, dramë dhe aktivitete skenike;
- vallëzim dhe aktivitete kulturore.
d) Shkathtësi për jetë dhe zhvillim personal
- komunikim dhe punë ekipore;
- zhvillim i kreativitetit dhe mendimit kritik;
- edukim socio-emocional;
- aktivitete për përgjegjësi, bashkëpunim dhe qytetari aktive.
e) Aktivitete edukative dhe mësim përmes përvojës
- punëtori tematike dhe praktike;
- aktivitete shkencore dhe eksperimentale;
- aktivitete që ndërlidhin mësimin me situata praktike dhe jetën e përditshme;
- programe të tjera inovative që janë në funksion të objektivave të mësimit tërëditor.
Aktivitetet e mbështetura
Projektet e propozuara duhet të parashohin aktivitete të drejtpërdrejta me nxënësit dhe të kenë karakter edukativ, zhvillimor dhe gjithëpërfshirës.
Aktivitetet duhet:
- të realizohen në koordinim me Drejtorinë e Arsimit dhe institucionet arsimore përkatëse;
- të përshtaten me moshën dhe nevojat zhvillimore të nxënësve;
- të organizohen në grupe të menaxhueshme;
- të kenë objektiva dhe rezultate të matshme;
- të mos zëvendësojnë mësimin e rregullt, por të jenë përforcues të procesit edukativo-arsimor;
- të promovojnë pjesëmarrjen aktive, gjithëpërfshirjen, kreativitetin dhe mirëqenien e nxënësve;
- të realizohen nga persona me përgatitje dhe përvojë adekuate profesionale.
Aktivitetet do të realizohen sipas orarit dhe organizimit të programit të mësimit tërëditor në shkollat e përcaktuara nga Drejtoria e Arsimit.
Grupet përfituese
Përfitues të drejtpërdrejtë të projekteve do të jenë nxënësit e institucioneve arsimore të Komunës së Prishtinës në të cilat zbatohet programi i mësimit tërëditor.
Përparësi në procesin e vlerësimit do t’u jepet projekteve që propozojnë programe cilësore, atraktive dhe inovative, të konceptuara në përputhje me interesat dhe nevojat e nxënësve, si dhe që ofrojnë përmbajtje edukative me vlerë të shtuar në kuadër të programit të mësimit tërëditor.
Vlera dhe mënyra e financimit
Shuma totale e planifikuar për subvencionimin e projekteve është 80,000.00 euro, e cila do të ndahet për mbështetjen e projekteve që përmbushin kriteret dhe objektivat e përcaktuara në thirrjen publike, në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi
Vlera e planifikuar për mbështetjen e projekteve për një OJQ-të në kuadër të kësaj thirrjeje publike shuma maksimale është 20,00.00 €.
Shuma minimale që mund të ndahet për çdo projekt individual është minimum 600 € për muaj, ndërsa shuma maksimale është 6.0000 € për periudhën e caktuar.
Buxheti i propozuar duhet të jetë i arsyeshëm dhe i ndërlidhur drejtpërdrejt me numrin e nxënësve, numrin dhe kohëzgjatjen e aktiviteteve, angazhimin e stafit profesional dhe materialet e nevojshme për realizimin e projektit.
Shpenzimet e propozuara duhet të jenë të nevojshme, të arsyeshme, të verifikueshme dhe në funksion të drejtpërdrejtë të realizimit të aktiviteteve të projektit.
Kohëzgjatja e projekteve
Projektet do të realizohen gjatë vitit shkollor 2026-2027, në përputhje me kalendarin e procesit mësimor dhe organizimin e programit të mësimit tërëditor, duke filluar nga muaji nëntor 2026 deri më 23 qershor 2027.
Orari dhe dinamika e realizimit të aktiviteteve do të harmonizohen me Drejtorinë e Arsimit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore përfituese.
7. Kriteret e pranueshmërisë së OJQ-ve
Të drejtë aplikimi kanë organizatat joqeveritare të cilat:
- janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
- veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- kanë në statutin ose programin e tyre të punës veprimtari që lidhen me fushën për të cilën aplikojnë;
- kanë përvojë të dëshmuar në realizimin e aktiviteteve me fëmijë dhe/ose nxënës;
- kanë kapacitete profesionale dhe organizative për realizimin e projektit;
- dëshmojnë kualifikimet dhe përvojën e personave që do të angazhohen drejtpërdrejt në realizimin e aktiviteteve;
- kanë menaxhim financiar transparent dhe kanë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale ndaj institucioneve publike.
Për aktivitetet që kërkojnë licenca, certifikime apo kualifikime specifike profesionale, aplikuesi duhet të paraqesë dëshmitë përkatëse.
Kriteret kryesore të vlerësimit
Projektet do të vlerësohen duke marrë parasysh:
- relevancën e projektit me qëllimin e mësimit tërëditor;
- cilësinë dhe inovacionin e aktiviteteve të propozuara;
- përvojën dhe kapacitetet profesionale të organizatës;
- kualifikimin dhe përvojën e stafit të angazhuar;
- numrin e nxënësve që do të përfitojnë;
- metodologjinë e punës me nxënës;
- rezultatet dhe ndikimin e pritshëm;
- realizueshmërinë e planit të aktiviteteve;
- qëndrueshmërinë dhe mundësinë e përsëritjes së aktivitetit;
- arsyeshmërinë dhe efikasitetin e buxhetit të propozuar.
Dokumentacioni për aplikim
OJQ-të duhet të dorëzojnë:
- formularin e aplikimit;
- propozim-projektin;
- planin e detajuar të aktiviteteve;
- buxhetin e projektit;
- certifikatën e regjistrimit të OJQ-së;
- statutin e organizatës;
- dëshmi për përvojën relevante;
- CV-të dhe dëshmitë e kualifikimit të stafit që do të angazhohet;
- dokumentacionin financiar dhe tatimor të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi;
- deklaratat dhe dokumentet e tjera të përcaktuara në Udhëzuesin për aplikuesit.
Mënyra dhe afati i aplikimit
Propozimet duhet të dorëzohen vetëm përmes formularëve të paraparë për këtë thirrje publike.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 13.10.2026 deri 03.11.2026.
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet kopje fizike në objektin e Komunës së vjetër në shërbimet me qytetarë.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar ose që nuk plotësojnë kushtet e thirrjes publike nuk do të merren në konsideratë.
11. Procesi i vlerësimit dhe kontraktimit
Pranimi, shqyrtimi administrativ, vlerësimi i projekteve, përzgjedhja e përfituesve, kontraktimi, mënyra e ndarjes së mjeteve, raportimi, monitorimi dhe procedura e ankesave do të realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe dokumentacionin përcjellës të kësaj thirrjeje.
OJQ-të përfituese do të jenë të obliguara të bashkëpunojnë me Drejtorinë e Arsimit dhe shkollat përfituese dhe të paraqesin raporte për realizimin e aktiviteteve, numrin e nxënësve të përfshirë, rezultatet e arritura dhe shpenzimin e mjeteve financiare.
12. Informata shtesë
Të gjitha pyetjet dhe kërkesat për sqarime lidhur me këtë thirrje publike mund të parashtrohen në mënyrë elektronike në adresën:
E-mail: kryeqyteti.arsimi@rks-gov.net