Njoftim

- 09 Jun 2015

Sot, e martë 9 qershor, nga ora 16:00 – 18:00, Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit organizon punëtori për identifikimin e problemeve kryesore ne Planin Rregullues Urban – lagjja “Qyteza Pejton”.
Punëtoria do të mbahet në hotel “Prishtina”, lagjja “Qyteza Pejton”.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë punëtori, në të cilën ndër të tjera do të bëhet prezantimi i rezultateve të hulumtimit të zhvilluar në lidhje me zbatimin e PRrU-së “Qyteza Pejton”, identifikimi i sfidave shtesë të Planin Rregullues Urban (PRrU-së) “Qyteza Pejton” dhe lokalizimi i tyre në hapësirë si dhe prioritizimi i sfidave kryesore të PRrU-së.
Ky proces mbështetet nga CHwB-ja, me donacion të USAID.