- 22 Jun 2015
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze të Prishtinës, organizoi një mbrëmje koncertesh për të festuar Festën e Muzikës.
Në skenën e amfiteatrit “Zahir Pajaziti”, performuan bende dhe këngëtarë të ndryshëm nga vendi dhe skena ndërkombëtare.
Interpretues vendor dhe të huaj mbajtën koncerte të zhanreve të ndryshme të muzikës, në skenat e pajisura me teknike dhe instrumente adekuate, të vendosura në lokacione/lagje të ndryshme në qytetin e Prishtinës.
“Fête de la Musique” e njohur si “Dita Botërore e Muzikës”, është festival vjetor i muzikës që zhvillohet në mbarë botën më datë 21 qershor, në ditën e parë të verës.
Pjesë e këtij organizimi ishin edhe studentët e akademisë së muzikës të cilët falënderuan organizatorët për mundësinë e dhënë që të performojnë para dashamirëve të muzikës, mirëpo edhe artistët e vegjël patën mundësinë ta shfaqin talentin e tyre dhe ta pasurojnë programin e planifikuar për “Ditën Botërore të Muzikës” që organizohet në mbarë botën më datë 21 qershor, në ditën e parë të verës.
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Saranda Bogujevci tha se aktivitetet të tilla kulturore do të realizohen në vazhdimësi dhe se Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar pasurimin e jetës kulturore në kryeqytet.