- 23 Jun 2015
Nesër, e mërkure 24 qershor, nga ora 16:00 – 19:00, Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit organizon punëtori për identifikimin e problemeve kryesore në Planin Rregullues Urban – lagjia “Tophane”.
Punëtoria do të mbahet në shkollën fillore “Meto Bajraktari”.
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë punëtori, në të cilën ndër të tjera do të bëhet prezantimi i rezultateve të hulumtimit të zhvilluar në lidhje me zbatimin e PRrU-së “Tophane”, identifikimi i sfidave shtesë të Planit Rregullues Urban (PRrU-së) “Tophane” dhe lokalizimi i tyre në hapësirë si dhe prioritizimi i sfidave kryesore të PRrU-së.
Ky proces mbështetet nga CHwB-ja, me donacion të USAID.
Të bashkëngjitur e gjeni ftesën dhe agjendën e kësaj punëtorie.