Njoftim - Fillimi i punimeve në platonë tek "Kurrizi", në lagjen "Dardania"

- 23 Jun 2015

Nesër, e mërkure 24 qershor, në ora 11:15, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi do të vizitojnë fillimin e punimeve në platonë tek “Kurrizi”, në lagjen “Dardania”.

Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje.