- 24 Jun 2015
Sot, e mërkurë, me datë 24 qershor, në ora 15:00 do të mbahet mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë e Financa.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Këshillit të Drejtorëve (kati II) të Komunës së Prishtinës.
RENDI I DITËS :
1. Miratimi I ektraktit te procesverbalit te mbledhjes se peste
2. Propozimvendimi për miratimin - lënie në dispozicion për diskutim publik të Planit rregullues të lagjes "Kalabria";
3. Propozimvendimi për fillimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit rregullues të lagjes " Mati 1”;
4. Propozimvendimi për dhënien e pëlqimit për ndryshime në infrastrukturë në një pjesë të Planit rregullues të lagjes “Lakërishta” në Prishtinë;
5. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër;
6. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë;
7. Propozimrregullorja për rrugët komunale;
8. Propozimrregullorja për organizimin e punës në institucionet edukativo-arsimore;
9. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim të përkohshëm NPL “Hortikultura”;
10. Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të objektit të Komunës së Prishtinës, Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës;
11. Informatë mbi menaxhimin e mbeturinave në komunën e Prishtinës;
12. Informatë për gjendjen e furnizimit me ujë (KUR “Prishtina” NPL);
13. Informatë mbi menaxhimin e hapësirave publike dhe parqeve;
14. Të ndryshme
Ftojmë të gjitha mediat e interesuara ta përcjellin këtë mbledhje.