Njoftim – Nagavci viziton kampin e robotikës në shkollën “Model” - 24 qershor 2015

- 24 Jun 2015

Nesër, e enjte 25 qershor, në ora 12:00, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci, do të vizitojë kampin e robotikës në shkollën “Model” që organizohet nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it në partneritet me Fondacionin IPKO, dhe disa komuna, në mesin e të cilave është edhe Komuna e Prishtinës.

“RobotiKS” është kamp ku nxënësit e klasave 7 deri 9 mund të zhvillojnë shkathtësitë në fushën e robotikës dhe kontrollit kompjuterik. Aty do të ndërtohen “LEGO robotët” dhe të njëjtit do të programohen për qëllime të zgjidhjes së sfidave të ndryshme në fushën e programimit.

Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje.