Njoftim – Shfaqja “Lojë martese”

- 25 Jun 2015

Sot, më 25 qershor, në ora 19:30, në Teatrin e Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, do të shfaqet premiera e shfaqjes “Lojë martese”, me tekst të Edëard Franklin Albee III dhe regji të Kaltërim Balajt.

Albee është një nga dramaturgët më të njohur amerikanë, fitues i çmimit Pulitzer. Njihet për dramat “Tregimi zoologjik”, “Mëngjesi tek Tiffany” dhe “Kush ka frikë nga Virginia Ëoolf”, por edhe për “Lojë martese” që është shkruar në vitet ’80 të shekullit të kaluar.
***

“Lojë martese” është një dramë, kushtimisht psikologjike, me dy personazhe, burrë e grua - Jack dhe Gillian - që përjetojnë një krizë familjare, pasi Jack dëshiron t’i jep fund martesës së tij.