- 25 Jun 2015
Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës në kuadër të aksioneve të përditshme për parandalimin dhe rrënimin e të gjitha atyre objekteve që janë ndërtuar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi, ka vazhduar me aksionin për rrënimin e ndërtimit ilegal, në një rast në lagjen “Tophane” ku është evidentuar tejkalimi i lejes së dhënë në një ndërtesë shumëkatëshe.
Pasi që pala është njoftuar me vendimin e rrënimit dhe ka parë vendosmërinë e inspektoreve komunal për zbatimin këtij vendimi, ka pranuar që vetë të rrënojë pjesët e ndërtuara pa leje.
Drejtoria e Inspekcionit do ta monitorojë nga afër këtë objekt derisa të kthehet në tërësi në gjendjen e mëparshme, njëkohësisht iu bën thirrje ndërtimtarëve që t’iu përmbahen kërkesave ligjore në ndërtim, si dhe i fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë për raste ku ata dyshojnë se mund të ketë shkelje të ligjit.
Risjellim në vëmendje se Komuna e Prishtinës nuk do të tolerojë asnjë ndërtim pa leje, ndërsa do të ketë masa të ashpra ndëshkimore për të gjitha ata që do të tentojnë të ndërtojnë pa leje.