- 25 Jun 2015
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci vizitoi kampin “RobotiKS” në të cilin nxënës të shkollave të Komunës së Prishtinës janë duke i zhvilluar shkathtësitë në fushën e robotikës dhe kontrollit kompjuterik.
Në këtë kamp, i cili është vendosur në shkollën “Model” nxënësit ndërtuan “Lego robotët” dhe të njëjtit i programuan për qëllime të zgjidhjes së sfidave të ndryshme në fushën e programimit.
“Ky është një kamp 5 ditorë në të cilin janë duke marrë pjesë 36 nxnëës nga 18 shkolla të Komunës së Prishtinës. Një prej qëllimeve është që fëmijët të punojnë më tepër në programim. Shumica e nxënësve që janë të pranishëm në shkollat e tyre tashmë i kanë këto pajisje. Po ashtu, një qëllim tjetër është që këta nxënës të bashkëpunojnë, t’i shkëmbejnë përvojat midis tyre, por natyrisht edhe të argëtohen përmes këtyre aktivietetve që janë duke u zhvilluar”, tha drejtoresha Arbërie Nagavci
Ky projekt që kishte për qëllim zhvillimit e aftësive të nxënësve në fushën e teknologjisë, u organizua nga Programi për Arsim Themelor i USAID-it në partneritet me Fondacionin IPKO, dhe komuna të ndryshme, në mesin e të cilave edhe Komuna e Prishtinës.
Fëmijët që morën pjesë në këtë organizim u shprehën se në të ardhmen planifikojnë të merren me programim dhe sfera të ndryshme të teknologjisë.