Njoftim - Diskutim publik ne lagjen Kalabria

- 26 Jun 2015

Sot, e premte, 26 qershor, do të mbahet diskutim publik me banorët e lagjes "Kalabria" për problemet e lagjes.
 
Në diskutim do të jenë të pranishëm Ardian Gashi, drejtor në drejtorinë për Shërbime Publike dhe Xhelal Svecla, drejtor në drejtorinë e Inspekcionit.
 
Diskutimi mbahet me datë  26 qershor në ora  18:00 në shkollën fillore “7 Marsi”.
 
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.