- 29 Jun 2015
Sot, e hëne, 29 qershor, do të mbahet diskutim publik me banorët e lagjes “Sofali” për problemet e lagjes.
Në diskutim do të jenë të pranishëm Kryetari Shpend Ahmeti, Arbërie Nagavci, drejtoreshë në drejtorinë e Arsimit, Ardian Gashi, drejtor në drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Arben Vitia, drejtor në drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Diskutimi mbahet me datë 29 qershor në ora 18:00 në Shkollën e Mesme “Gjin Gazulli”.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.