Fillon dezinsektimi në Komunën e Prishtinës, për herë të parë sivjet do të dezinsketohen edhe zonat rurale

- 30 Jun 2015

Duke filluar nga nesër, e mërkure 1 korrik, Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të fillojë me dezinsektimin hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Procesi i dezinfektimit fillon pas analizimit të terrenit dhe si dhe analizës të bërë gjatë këtij procesi në vitin paraprak. Bazuar në këto të dhëna, sivjet për herë të parë do të dezinsektohen mbi 6.000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

-          E mërkure, 01 korrik
Lagjja “Aktash”, “Lagjja e Muhaxherëve”, Parku i Qytetit, “Vellushë” (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe “Qyteza Pejton”;

-          E enjte, 02 korrik:
Lagjet “Lakrishte”, “Dardani”, “Ulpianë”, “Veternik”, Zona Industriale  dhe kazerma “Adem  Jashari”;

-          E premte, 03 korrik:
Lagjet “Tophane”, “Kodra e Trimave”, Vreshtat dhe Kolovicë dhe fshati Bërnicë;

-          E shtunë, 04 korrik
Lagjja “Bregu i Diellit”, “Lagjja e Spitalit” dhe “Kalabria”;

-          E dielë, 05 korrik
Lagjet “Taslixhe”, “Velani”, “Mat”, “Sofali”, “Taukbahqe” dhe “Gërmia”;

-          E hënë, 06 korrik
Lagjet “Arbëri”, “Hajvali” , fshatrat Mramur, Barilevë, Besi dhe Bardhosh;


Këshillohen të gjithë qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë dritaret e mbyllura që mos të futen insektet brenda, si dhe për së paku një orë të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi. Gjithashtu, apelohet tek shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. Lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm.

Komuna e Prishtinës do ta monitorojë në vazhdimësi realizimin e këtij procesi, ndërsa kjo periudhë kohore është zgjedhur pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje, të cilat janë parakushte themelore që procesi i dezinsektimit të jetë i efektshëm.

Procesi i dezinsektimit do të realizohet duke u përdorur preparate të sigurta të cilat janë të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.