- 01 Jul 2015
Sot, e mërkurë, 1 korrik, do të mbahet diskutim publik me qytetarë për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis lidhur me projektin, për ndërtimin e deponisë së mbeturinave të ngurta, në Hajvali.
Në diskutim do të jenë të pranishëm Ardian Gashi, drejtor në drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Diskutimi mbahet me datë 1 korrik 2015, në ora 11:00 në objektin e ri te Shkollës së Mesme te Ulët “ Afrim Gashi” rruga “ Tom Llantoshi ” afer magjistralës Prishtinë – Gjilan.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë.