- 06 Jul 2015
Drejtoria Komunale e Arsimit ka marrë vendim që institucionet parafillore ta shfrytëzojnë pushimin nga data 27 korrik – 07 gusht 2015, respektivisht vetëm në këtë periudhë kohore çerdhet do të jenë të mbyllura.
Gjatë periudhës së pushimeve do të përgatiten institucionet edukative – arsimore për fillimin e vitit të ri shkollor ndërsa do të bëhet dezinfektimi dhe dezinsektimi i objekteve shkollore.
Po ashtu, do të bëhen edhe intervenimet e nevojshme në infrastrukturën shkollore.
Koordinimi i orarit të edukatoreve është kompetencë e brendshme e çdo institucioni parashkollor të Komunës së Prishtinës, në përputhje me vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit.