- 06 Jul 2015
Nesër, e martë 7 korrik, në ora 12:00, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me drejtorinë e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, do të vizitojnë punimet në ndërtimin e rrugëve Bërnicë e Ultë – Mazgit dhe Barilevë – Breznicë.
Kohë më parë, Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Obiliqit patën nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të të dy komunave.
Ftojmë të gjitha mediat ta përcjellin këtë ngjarje.