- 09 Jul 2015
Që nga e shtuna (11 korrik), pishina e Gërmisë do të hapet dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që freskinë nga këto ditë të nxehta vere do ta kërkojnë në hapësirat e saj. Pas restaurimit të saj, pos thellësisë e cila do të jetë 1.80 m nga 4 metra sa ishte më parë, në dispozicion do të jenë edhe zhveshtoret e ndara për gjini.
Gjithashtu, tashmë i gatshëm është edhe parkingu në afërsi të pishinës së Gërmisë, me një kapacitet prej 100 vendeve të parkingut.
“Këtë të shtunë, me 11 korrik do të hapet pishina e Gërmisë. Kemi punuar intensivisht që pishina të jetë gati për qytetarët për këtë verë. Aktualisht janë duke i zhvilluar disa punë finale, teknike. Gjithashtu, janë paraparë të gjitha gjërat sa i përket sigurisë, shërbimet e tjera që iu ofrohen qytetarëve. E gatshme do të jetë edhe skena afër kësaj pishine për aktivitete që do të zhvillohen gjatë këtij sezoni”, tha drejtoresha Saranda Bogujevci, gjatë vizitës në këtë pishinë.
Çmimi për të rritur do të jetë 2 euro, ndërsa për fëmijë 1 euro.