Njoftim - Komuna e Prishtines e Ministria e Diaspores do te nenshkruajne marreveshje bashkepunimi

- 09 Jul 2015

Nesër, e premte 10 korrik, në ora 10:30, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me bashkë organizmin e aktiviteteve për ditën e diasporës, me datë 2 Gusht 2015, në Prishtinë.

Marrëveshja do të nënshkruhet në sallën nr 37, në objektin e Komunës së Prishtinës.

Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje.