- 15 Jul 2015
Nesër, e enjte 16 korrik, në ora 14:00, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të jetë e pranishme në ndarjen e rekuizitave sportive për klubet e qytetit.
Komuna e Prishtinës ndan për herë të parë rekuizita për klubet sportive më qëllim të krijimit të kushteve sa të mira për sportistët e kryeqytetit.
Nesër do të shpërndahen pajisje sportive për klubet e notit, skijimit, çiklizmit dhe tenisit, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të mbështeten me rekuizita sportive edhe sportet e tjera.
Ky donacion do të ndahet në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, kati IV.
Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje.