- 29 Jul 2015
Në bazë të nenit 5, shkronja b) të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në bazë të Ligjit mbi Edukimin Parashkollor Nr. 02/L-52:
Kopshti “BOTANIKA”
SHPALL KONKURS PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE PËR VITIN KALENDARIK 2015/2016
Nr |
Grup-mosha |
Numri i fëmijëve |
1. |
0.9 muaj - 2 vjeç |
12 fëmijë |
2. |
2-3 vjeç |
18 fëmijë |
3. |
3-4 vjeç |
20 fëmijë |
4. |
4-5 vjeç |
15 fëmijë |
5. |
5-6 vjeç |
15 fëmijë |
TOTALI |
80 fëmijë |
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
1. Ekstrakti i lindjes per fëmiun;
2. Dëshmia që jeni banorë të lagjes Mati I apo II (vërtetimi nga Bashkësia Lokale; fatura të shërbimeve, dëshmi apo kontratë të pronës/vendbanimit etj)
3. Kontrata e punës për të dy prindërit (nëse punojnë të dy);
4. Gjendja e llogarisë bankare për të dy prindërit, për tre muajt e fundit;
5. Vërtetimi i kontributit nga Trusti Pensional për te dy prindërit (nëse punojnë të dy);
5. Dokumentet tjera valide të lëshuara nga institucionet relevante për të dëshmuar kategoritë tjera.
Çmimi i çerdhes është 100 euro në muaj.
Por në bazë të të ardhurave mujore që marrin të dy prindërit, Komuna e Prishtinës do të subvencionon një pjesë të pagesës:
- Prindërit me të ardhura mujore deri në 500 euro, Komuna i subvencionon me vlerë 50 euro në muaj për fëmijë.
- Prindërit me të ardhura mujore deri në 700 euro, Komuna i subvencionon me vlerë 30 euro në muaj për fëmijë.
- Prindërit me të ardhura mujore deri në 1000 euro, Komuna i subvencionon me vlerë 20 euro në muaj për fëmijë.
- Prindërit me të ardhura mujore mbi 1000 euro nuk do subvencionohen nga Komuna dhe paguajnë pagesën e plotë
Pranimi i dokumenteve bëhet prej datës 29 korrik 2015 deri më 10 gusht 2015. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në kopshtin “Botanika” çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në ora 16:00. Shpallja e rezultateve bëhet më 14 gusht 2015 në kopshtin “Botanika”.
Regjistrimi i fëmijëve bëhet bazuar në rregullën ai që vjen i pari vjen pranohet i pari.
Të gjithë të pakënaqurit me rezultatet e regjistrimit mund të ushtrojnë ankesë në kopshtin “Botanika”, Rr: Isa Kastrati; Mati II, Prishtinë
Vërejtje: Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë që dorëzohen do të verifikohen nga institucionet përkatëse dhe nëse ka dyshime mbi vërtetësinë e dokumentacionit apo dëshmive do të humbni të drejtën për subvencionim të pagesës.