Implementimi i dezinsektimit hapësinor në qytetin e Prishtinës faza e tretë (08/08/2015 - 13/08/2015)

- 06 Aug 2015

Duke filluar nga dita e shtunë, më 8 gusht 2015, fillon dezinsektimi hapësinor faza III-të në Komunën e Prishtinës, ku këtë vit për herë të parë dezinsektimi kryhet ne V faza.
Edhe në këtë fazë do të dezinsektohen mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve, si dhe të përdoren preparatet e sigurta që janë të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në SHBA.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

Me 08 Gusht 2015 - Aktash, Lagjen e Muhaxherëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton,

Me 09 Gusht 2015 - Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica,

Me 10 Gusht 2015 - Lakrishte, Dardani Ulpianë, Veternik, Zonën Industriale dhe Kazerma Adem Jashari,

Me 11 Gusht 2015 - Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria,

Me 12 Gusht 2015 - Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbashqe dhe Gërmi,

Me 13 Gusht 2015 - Bërnicë, Besi, Barilevë, Hajvali, Mramur.

Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që insektet most ë futen brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te Shoqatat e Bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.