Nënshkruhet kontrata për financimin e projektit “Fushata për tatimin në pronë të paluajtshme” me Programin zviceran Demos

- 07 Aug 2015

Sot,  Kryetari Shpend Ahmeti, në emër të Komunës së Prishtinës nënshkroi kontratën për financimin e projektit  “Fushata për tatimin në pronë të paluajtshme”,  me përfaqësuesin  e Programit  për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), z. Norbert A.E.M. Pijls , program ky i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe i zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation, Fondacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Ky është njëri nga disa projektet e bashkëfinancuara me programin  Demos, që ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për obligimin e tyre ndaj Komunës sa i përket pagesës së tatimit në pronë.

Kontrata parasheh që i gjithë projekti të kushtojë 71,430 euro , nga të cilat 70% do të jenë grant nga Programi Demos, ndërsa 30% të shumës do të jenë financim i Komunës së Prishtinës.

Kryetari Ahmeti u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin  e deritashëm me Programin Demos dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.