Komuna e Prishtinës - Diskutime publike për rregulloren e rrugëve komunale

- 10 Aug 2015

Komuna e Prishtinës në bazë të vendimit për caktimin e komisionit për konsulta paraprake publike për rregulloren e rrugëve komunale, organizon diskutime publike me qytetarë, shoqatat e ndërtimtarëve, kryetarët e bashkësive lokale, OJQ – të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës dhe Policinë e Kosovës.
Diskutimet publike do të mbahen:
- E mërkurë, 12.08.2015, ora 16:30, në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës;
- E enjte, 13.08.2015, ora 16:30, në Komunën e Prishtinës, objekti i ri, kati IV;
- E premte, 14.08.2015, ora 14:30, në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ftojmë të gjitha mediat e interesuara që të marrin pjesë në këto diskutime publike.