Brenda muajit, Drejtoria e Kadastrit ka trajtuar 90% të kërkesave të qytetarëve

- 11 Aug 2015

Drejtoria e kadastrit - Zyra kadastrale komunale (ZKK) e Prishtinës ka vazhduar të bëjë ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarë duke ofruar informacione dhe të dhëna të azhurnuara për pronat e paluajtshme.
Gjatë muajit korrik në 4 zyrat pritëse janë  pranuar gjithsej 2,676 kërkesa nga të cilat janë aprovuar 2,641 kërkesa, janë  refuzuar 9 dhe kanë mbetur në procedurë edhe 26 kërkesa të cilat janë realizuar përmes 2 sektorëve: sektorit të kadastrit dhe sektorit të gjeodezisë.
Drejtoria e Kadastrit ka implementuar gati se 90 për qind të planit të saj duke i aprovuar, refuzuar, dhe pezulluar kërkesat e palëve në procedurë sipas shqyrtimeve ligjore që ka bërë lidhur me këto kërkesa. Vlen të theksohet se kjo drejtori në afatin e përcaktuar ligjor prej 15 ditëve ka arritur të nxjerr vendime meritore për secilën prej kërkesave të parashtruara nga palë/subjektet fizike dhe juridike.