Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me një sërë aktivitetesh për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

- 11 Aug 2015

Nesër, e mërkurë 12 gusht, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë,  Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon  aktivitete të ndryshme sportive dhe rinore në  bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNFPA, PEN, etj.

Qëllimi i kësaj dite është  të pranoj dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin  e shoqërisë.  
 
Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktivitete për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Më poshtë e gjeni edhe planifikimin e aktiviteteve që do të organizohen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë,  Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ftojmë të gjitha mediat t’i përcjellin këto aktivitete për të rinjtë.