- 19 Aug 2015
Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Prishtinës, i bëjnë thirrje të gjitha subjekteve hoteliere të cilat e shfrytëzojnë me leje hapësirën publike për afarizëm që t’i kryejnë të gjitha detyrimet financiare që kanë ndaj Komunës së Prishtinës. Kjo për shkak që mos të vjen deri tek konfiskimi i pronës së tyre, të shqiptohen gjobat dhe të shqyrtohet leja për dhënien në shfrytëzim të hapësirës publike nga ana e ekipeve komunale që janë duke punuar në terren.
Komuna e Prishtinës njofton se aksioni të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa i ftojmë të gjitha palët t’i respektojnë ligjet dhe rregullat në fuqi.