- 25 Aug 2015
Sot, në Komunën e Prishtinës, përkatësisht, në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoresha Saranda Bogujevci dhe Drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Fitore Pacolli-Dalipi, pritën në takim Deputeten e Partisë Laburiste në Parlamentin Evropian, Julie Ward.
Në këtë takim u diskutua mbi mundësitë që të sigurohen donacione nga Parlamenti Evropian dhe institucionet tjera për financimin e projekteve kulturore, qoftë në Komunën e Prishtinës, por edhe më gjerë, në nivel vendi.
Drejtoresha Bogujevci, shprehi interesimin edhe për mundësinë e bashkëpunimit n mes qyteteve të Prishtinës dhe Manchesterit, prej nga vjen Deputetja Ward, për çka hasi në mirëkuptim të plotë të Deputetes Ward e cila theksoi se institucionet e qytetit të Manchesterit si dhe organizatat rinore në këtë qytet mund ta shkëmbejnë eksperiencën e tyre me Komunës e Prishtinës, për çka edhe mori obligim që të angazhohet personalisht.