Kryetari Ahmeti priti në takim eurodeputeten, znj. Marie Luis Beck

- 27 Aug 2015

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti priti në takim pjesëtarën e Parlamentit të Gjermanisë, znj. Marie Luis Bek, eurodeputete e Partisë së Gjelbër.
Me znj. Beck kryetari Ahmeti diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit politike si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal.

Znj Beck, si anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, njëkohësisht si një anëtare e rëndësishme e Partisë së të Gjelbërve u interesua për gjendjen ekonomike dhe sociale ne Kosovë shkaku se një temë e tillë tashmë është një prej temave kryesore edhe në Gjermani për shkak të  numrit të azilkërkuesve që vijnë nga Ballkani Perëndimor, rreth 40%.

Znj. Beck, gjithashtu, është takuar me politikanë të nivelit qendror dhe atij lokal për të diskutuar lidhur me shkaqet dhe perspektivën në të ardhmen të Kosovës dhe shteteve të tjera në aspektin socio – ekonomik.

Kryetari Ahmeti e njoftoi për së afërmi lidhur ndryshimet dhe projektet në Komunën e Prishtinës, mirëpo edhe për gjendjen ekonomike – sociale në vend. Shqetësim i madh, sipas kryetarit Ahmeti, është numri i lartë i papunësisë dhe varfëria në Kosovë.