Njoftim

- 27 Aug 2015

Nesër, e premte 28 gusht, në ora 12:00, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci do të presin në takim z. Stefan Düss, menaxher i kompanisë austriake “Bit Group“ dhe z. Wolfgang Schaffer, menaxher i projektit e-Edukimi.  


Në këtë takim do të prezantohet projektit pilotues për shkollat e Komunës së Prishtinës lidhur me ditarët digjital. Po ashtu, do të prezantohet edhe projektin Sokrates përmes së cilit do të sigurohen të dhëna bazë të të gjitha organizatave arsimore në Prishtinë, nxënësve dhe historinë e tyre të plotë të ndjekjes së mësimeve, certifikatat, si dhe të dhënat për punësimin e mësimdhënësve dhe personelin tjetër në organizatat arsimore.


Takimi do të mbahet në sallën nr 37, në objektin e Komunës së Prishtinës.


Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje.