Fillon menaxhimi digjital i radhëve në laboratorin e QKMF - së

- 14 Sep 2015

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës, në kuadër të reformave administrative, kanë filluar me projektin për menaxhimin digjital të radhëve në laboratorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
 
Duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve, nga sot çdo qytetarë që do të kërkojë shërbimet në laboratorin e QKMF – së, do të nxjerrë tiketën nga sistemi për menaxhimin e radhëve.  Këtë shërbim mund ta realizojnë nga ora 6:30 – 9:30 gjë që do t’ua mundësojë shërbime më të shpejta për analiza të ndryshme.
 
Ky është laboratori i parë në nivel të vendit ku është realizuar menaxhimi digjital i radhëve. Qytetarët e kanë mirëpritur këtë hap të Komunës së Prishtinës, pasi që ka qenë kërkesë e kahmotshme e tyre që të ketë një sistem të pritjes në këtë laborator ku kërkesat janë të shumta dhe të përditshme.